Ka nisur sot shërbimi për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti të qytetarëve shqiptarë rezidentë në Turqi. Ky fakt është bërë i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në ceremoninë e inaugurimit, ku qytetarët e parë morën sot shërbimin për pajisje me këto dokumente, ishin të pranishëm edhe Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare dhe Drejtori i ALEAT, Jean-Alain Jouan.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

MEPJ fton të gjithë qytetarët që të aplikojnë në portalin E-Albania, duke ndjekur gjithë udhëzimet e nevojshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: