TIRANE– Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar datën se kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit më 18 qershor të 2017-ës, për të dhënë verdiktin e tyre.

Sipas dekretit që mban numrin 9883, Kreu i Shtetit ka vendosur përmes këtij vendimi ditën kur votuesit do të zgjedhin qeverinë që do t’i drejtojë në 4 vitet e ardhshme.

“Në mbështetje të nenit 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1 dhe 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,
Dekretoj
Neni 1
Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 18 qershor 2017.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”.

(el.sp/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb