Vitet e fundit është ulur ndejshëm niveli i ujit në liqenin e Prespës një nga liqenet më të vjetra në Evropë. Rreziku që i kanoset këtij liqeni vjen nga shumë rrethana.

Ndër më kryesoret është mungesa e reshjeve e cila ka çuar në tërheqje të vazhdueshme të ujit,bashkëveprimi me liqenin e Ohrit dhe Prespë e vogël nuk shërben më si burim për liqenin pasi vetë ajo kërcënohet nga tërheqja e ujit.

Ndërkohë sipas specialistëve vetë gropa e Prespës së madhe për shkaqe natyrore përjeton lëvizje epirogjenike pozitive çka do të thotë që gropa bëhet gjithnjë e më cekët.

Niveli maksimal ka qenë në vitin 1963 në izoipsin 853 metër mbi nivelin e detit ndërkohë sot është 842 pra me një diferencë 11 metër më poshtë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndikimi sipas  specialistëve nuk është vetëm lokal por edhe rajonal dhe kombëtar pasi do ndikojë në nivelin e liqenit të Ohrit, në ulshmërinë e Drinit të zi dhe fatkeqësisht do ndikojë në sistemin energjetik në Drin të Zi.

Ndërkohë Spase Tërpo është brezi i tretë i familjes së tij qe kanë lidhje të ngushtë me liqenin pasi prej dekadash ata kanë kontrolluar nivelin e liqenit të Prespës dhe nga matjet që ka bërë kjo familje ndër vite tregon që liqeni ka pasur gjithmonë ndryshime dramatike dhe luhatje.

Vetëm këtë verë për periudhën Korrik, Gusht por edhe shtator liqeni i Prespës është ulur mbi 40 cm.

Kallamasi dhe Zaroshka janë fshatrat ku rënia e nivelit të Prespës ndihet më shumë sepse bregu i liqenit është i tipit të ulët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: