Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës NASA ka shpërndarë një foto të liqenit të Ohrit dhe Liqenit të Prespës në profilin e saj në Facebook, të cilët thuhet se janë në mesin e liqeneve më të vjetër në Evropë.

“Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës, dy nga liqenet më të vjetër në Evropë, ndodhen në një zonë malore përgjatë kufijve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë.
Liqenet ekzistojnë për të paktën 1 milion vjet, ndoshta edhe më gjatë.
Imazhi Operacional Tokësor-2 (OLI-2) i Landsat 9 kapi këtë imazh me ngjyra natyrale të liqeneve më 19 gusht 2022. Ohri është më i madhi dhe më i thelli nga të dy, me një thellësi mesatare prej 155 metrash. Prespa ka një thellësi mesatare prej 14 metrash”, shkruan NASA.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: