Një ngjarje e papritur ka ndodhur një ditë më parë në hapje të Forumit të Prespës që po mbahet në Strugë.

Era e fortë rrëzoi një pjesë të monitorit në momentin kur në panel ishte duke folur ndihmës-Sekretari i Përgjithshëm për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën në Departamentin e Çështjeve Politike të OKB-së, Mirosllav Jença.

Ngjarja shkaktoi panik mes të pranishmëve ndërkohë forumi u ndërpre për një kohë të shkurtër.
Fare pranë skenës që u rrëzua ishte Valbona Zeneli, Profesoreshë e Studimeve të Sigurisë Kombëtare dhe Drejtuese e Departamentit për Iniciativat Strategjike në Qendrën Europiane George C. Marshall për Studimet e Sigurisë, e cila ishte edhe moderatorja e sesionit hapës të Forumit të Prespës me personalitete të larta.

Mësohet se të parët që kanë dhënë ndihmën e parë kanë qenë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski dhe Kryeministri i Malit te Zi Dritan Abazoviç.

Organizatorët kërkuan që konferenca të ndërpritej, por Zeneli insistoi që punimet të vijonin rregullisht.
Drejtoresha e BE-së e pranishme në konferencë, ministri i Jashtëm Bujar Osmani dhe Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e RÇ e falënderuan përzemërsisht Zenelin për insistimin e saj që konferenca të vijonte rregullisht.

Pjesëmarrësit në rrjetet sociale vlerësuan jo vetëm moderimin e saj të shkëlqyer, por edhe vlerësuan kurajën dhe vendosmërinë e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: