Një avion ushtarak amerikan është rrëzuar në Mesdheun Lindor pas një “aksidenti” të pazbuluar gjatë një fluturimi stërvitor, njoftoi sot Komanda Evropiane e SHBA-së (EUCOM).

Nuk dihet se sa persona ndodheshin në bord dhe fati i tyre nuk është zbardhur ende.

“Në mbrëmjen e 10 nëntorit, një avion ushtarak amerikan që kryente operacione stërvitore në Mesdheun Lindor u përfshi në një aksident dhe u rrëzua”, thuhet në deklaratë.

“Ne mund të themi me siguri se fluturimi ishte vetëm për qëllime stërvitore dhe nuk ka asnjë tregues të aktivitetit armiqësor,” shtoi EUCOM. Nuk janë dhënë detaje për llojin e avionit dhe as për destinacionin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb