TIRANË – Djali i ish-Kryeministrit Berisha është shprehur me mllef ndaj daljes nga koalicioni i djathtë i PDIU-së dhe bashkimit të saj me të majtën në zgjedhjet vendore; po ashtu, me ironi edhe ndaj daljes si kandidat i pavarur për bashkinë Tiranë, së një ish-funksionari të lartë të PD-së, Gjergj Bojaxhiut.

Përmbledhjen e situatës ai e ka bërë në formën e një gjëegjëze në FB, ku natyrisht ka marrë me dhjetra komente.

“Gjëegjëzë para elektorale, – shkruan Berisha i ri. – Kush e gjen: Ku mblidhen bashkë për “të mirën” e popullit, vrasësit me akademikët, tutorët me politikanët, ish-policët me ish-të burgosurit, fundërrinat njerëzore me rilindasit, të persekutuarit me persekutorët, grekët me çamët, bojaxhinjtë me piktorët?”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: