Fillimi i kësaj jave të fundit parazgjedhore ka nisur në qytetin e Elbasanit për ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, ambasadoren franceze, Elisabeth Barsacq, dhe ambasadorin gjerman, Peter Zingraf.

Ambasadorët po zhvillojnë takime në Elbasan me drejtuesit politikë të PS, PD dhe kryesuesen e listës së Nisma Thurje. Në thelb të komunikimit mes tyre do të jetë mbarëvajtja për zgjedhjet e 25 prillit. Ambasadorët në mesditë pritet të japin mesazhet për një mbarëvajtje të mirë të procesit zgjedhor të 25 Prillit.

Ambasadorët të tre së bashku po zhvillojnë takim me drejtuesin politik të PS për qarkun Elbasan, Taulant Balla, dhe pas tij me drejtuesin politik të PD, Gazment Bardhi, dhe në orën 12:00 me kandidaten për deputetë të Nismës “Thurje”, Rudina Hajdari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb