Një moment krenar për Kim Kardashian! Në ndeshjen Inter Miami – L.A. Galaxy ai u shoqërua në fushë nga as më pak e as më shumë, por vetë Lionel Messi!

Futbollisti dhe shokët e tij të skuadrës dolën në fushë me një numër lojtarësh të rinj vendas.

Saint, 8 vjeç është djali i madh i Kim Kardashian dhe Kanye West. Duket se ai ishte me fat që u zgjodh për të ecur me Messi-n dhe kjo është diçka që edhe nëna e tij tha se nuk do ta harrojë kurrë.

“Saint duke ecur me Messi-n në fushë sonte në ndeshjen La Galaxy vs Inter Miami!!!”, shkroi Kim në videon e postuar në X. “Ai po jeton ëndrrën më të madhe!”

Nuk dihet nëse ka patur një bisedë mes tyre, por Messi buzëqeshte ndërsa shihte të voglin.

Mama krenare! Djali i Kim Kardashian shoqëron Lionel Messi-n në

Të dy duket se njihen mjaft me njëri-tjetrin tani pasi është hera e dytë që ata janë takuar. Në korrik të vitit 2023, Kim postoi një foto të djalit të saj me Messi-n pas debutimit të tij në Inter Miami që ajo e përshkroi si “Dita më e bukur e jetës së tyre”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: