Lionel Messi vijon të shkëlqejë pothuajse në çdo ndeshje në fushë, së fundmi kundër Atletico-s e cila humbi shpresat për titulla falë disfatës të shkaktuar nga ‘pleshti’ në Cam Nou.

Por nëse për të gjithçka po shkon më së miri kështu nuk mund të thuhet për vëllait e tij, Matias Messi. Sipas shtypit spanjoll, vëllai i yllit të Barcelona-s është arrestuar. Nëntorin e kaluar ai ka bërë një aksident me varkë në lumin Parana dhe është arrestuar nga policia për armbajtje pa leje para se të lirohej me kusht.

Tani, “Ole” ka bërë të ditur se Matias Messi ka qenë i përfshirë në një tjetër aksident, këtë herë në rrugët e Buenos Aires dhe ka kërcënuar një person me armë zjarri, sipas disa dëshmitarëve.

Edhe pse është arrestuar në vendngjarje dhe pritet të dalë shumë shpejt para një gjykatësi, policia nuk ka arritur të gjejë asnjë armë në makinën e tij, por ka zbuluar se ai kishte konsumuar kanabis.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb