Siç dihet, ndeshjet e Euro 2020 do të zhvillohen me public, më saktë 20-25% të kapacitetit të stadiumeve. Por është një vend që lejon 100% pjesëmarrjen e tifozëve.

Hungaria do të luajë ndeshjen e parë të Europianit ndaj Portugalisë në shtëpi, teksa është vendosur që në stadiumin “Puskas Arena” të lejohen numër i plotë tifozësh, duke mos pasur kufizime.

Kapaciteti i stadiumit është 61 mije vende dhe pritet që në ndeshjen e Hungarisë ndaj Portugalisë të jetë plot. Kjo do jetë e vetmja ndeshje e grupeve të Europianit, e cila do të zhvillohet me tifozë në 100% të kapacitetit.

Për sa i përket ndeshjeve në shtetet e tjera, në Baku në Azerbajxhan do të lejohet 50% e stadiumit me tifozë, në Sevilla dhe Gllasgow 30%, ndërsa në Romë dhe Londër do jetë 25% e kapacitetit të stadiumit me tifozë. Hungari-Portugali do të luhet më 15 qershor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb