Një skulpturë e yllit të Liverpool, Mohamed Salah është zbuluar në  Egjiptit.

Vepra e artit doli të dielën në Forumin Rinor Botëror (WYF) që po mbahet në Sharm el-Sheikh.

Skulptura paraqet sulmuesin me krahët e tij të hapur pas shënimit të golave.

181105115735 01 Mo Salah Statue Exlarge 169
181105115735 01 Mo Salah Statue Exlarge 169

Por përdoruesit e rrjeteve sociale sugjerojnë se më shumë duket si këngëtari Leo Sayer ose hajduti Marv nga filmi Home Alone.

Skulptura e Salah i bashkohet me një listë të gjatë të skulpturave të tjera në botën e futbollit që i kanë bërë tifozët konfuzë përsa i përket ngjashmërisë.

Ata janë talluar shumë pas zbulimit të bustit të Cristiano Ronaldos në aeroportin e Madeira vitin e kaluar.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: