TIRANË

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka festuar këtë të mërkurë 44-vjetorin e lindjes. Përmes një postimi në rrjete sociale, Bushati ka zbuluar edhe tortën surpizë, në diten e tij të shënuar.

“Për ditëlindje, si surprizë një tren u ndal në stacionin tim #bestteamever”, – shkruan Bushati në mbishkrimin e fotos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ditmir Bushati (@ditmir.bushati)

Kjo zgjedhje nuk është e rastësishme, pasi pikërisht treni u bë simbolika e debateve në distancë mes tij dhe kryeministrit Edi Rama. E gjitha nisi nga mospërfshirja në listë e ish-ministrit, por edhe debatit që ka ndodhur mes tij dhe kryeministrit në selinë rozë, pikërisht ditën që do të vendoseshin kandidatët për deputetë në qarqe. Ish-ministrit, atë ditë mësohet se i ka thënë kryeministrit:

“Që të mos përfshijë në lista persona të lidhur me inceneratorët, gjakderdhjet financiare, lavatriçen e betonit, krimin dhe PPP-të”.  Fill pas publikimit të kandidatëve, në një dalje për mediat, Rama iu drejtua Bushatit me fjalët: ”Nga treni vendose të zbresësh vetë, ti ke vendosur të mbash fjalime publike dhe jo të bësh punë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb