Në Njësinë numër 10 në Tiranë, nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka surprizuar Ilir Alimehmeti, i cili ka marrë 848 vota. Ai ndiqet nga Jorida Tabaku.
Gazetarja Erjola Jata raporton për News24 se Jorida Tabaku ka marrë një numër të lartë votash, 590 në këtë njësi.

Sa i përket PS-së, Fatmir Xhafaj ka marrë 1722 vota, Erion Braçe ka marrë 624 vota dhe Ervin Hoxha me 376 vota.

Te Lëvizja Bashkë, Blerta Aliaj ka marrë 95 vota. Lulzim Basha nga Koalicioni Euro-Atlantik në njësinë 10 ka marrë 29 vota.
(BalkanWeb)