Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti ishte protagonisti kryesor në fitoren e rëndësishme 1-0 të ekipit të tij Krotone, ndaj Kievos. Mediat sportive italiane, pas ndeshjes i dhanë një meritë të madhe Ajetit në marrjen e tre pikëve të rëndësishme për luftën për mbijetesë për skuadrën e tij, pasi ai dhuroi asistin në rastin e golit për sulmuesin Budimir.

Në një goditje dënimi në minutën e 33, mbrojtësi i kombëtares sonë ishte në zonë, teksa në tentativën për të goditur në portë, topi shkoi në këmbët e shokut të skuadrës,Budimir, i cili shënoi edhe golin e vetëm të ndeshjes. “Eurosport” e ka cilësuar si një ndër më të mirët në fushë Ajetin, duke e vlerësuar me notën 6.5 edhe pse ka kritikuar disi lojën e tij në mbrojtje.

“Nuk është një emblemë e sigurisë në mbrojtje, por shërben asistin në rastin e golit të ndeshjes”, shkruan faqja e njohur në versionin italian. Ajeti është vlerësuar me notën 6.5, ndërkohë që më i miri ishte autori i golit, Budimir.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb