Trajneri portugez ka ende në mendje tërheqjen dhe traditën e Kupës së Anglisë dhe kur mendon për formatin e Kupës së Italisë turbullohet: “Nuk i mbron ‘të vegjlit’. Nëse do të isha një prej tyre, do të aktivizoja të rinjtë për t’u eliminuar”.

Formati i Kupës së Italisë nuk i pëlqen Jose Mourinho-s. Roma mundi Genoan para 60,000 shikuesve të emocionuar nga goli i Paulo Dybala dhe tani pret të dijë se kë do të sfidojë në çerekfinale, Napoli-n apo Cremonese-n (në fushë më 17 janar). Mjafton një fjali për të shpjeguar mirë se cili është mendimi i tij.

“Është trofeu më i keq në Europë, nuk i mbron skuadrat e vogla. Do të doja ta fitoja, e fitova një herë kundër Romës pikërisht këtu në Romë. Do të doja ta fitoja në Romë me Romën”.

Por ka diçka që nuk shkon dhe ai e thotë atë hapur. “Torino fiton në fushën e kampionëve të Italisë dhe ndeshjen tjetër duhet të luajë jashtë shtëpisë, sepse vitin e kaluar Fiorentina përfundoi e shtata dhe Torino ishte prapa. Kjo është diçka që nuk e kuptoj”.

Në lidhje me kalendarin dhe ndeshjen për raundin tjetër të planifikuar për të mërkurën më 1 shkurt: Napoli ose Cremonese do të jenë kundërshtarët me të cilët do të ndeshen në çerekfinale për të hyrë në gjysmëfinale.

“Të luash tre kompeticione së bashku është e vështirë, – përfundoi Mourinho, – dhe bëhet e rrezikshme të aktivizosh lojtarët më cilësorë. Dhe kështu rrezikohet të aktivizosh ata që nuk luajnë shpesh ose t’u besosh të rinjve. Aktivizova Bove dhe nuk munda të aktivizoja Tahirovic.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb