Simone Inzaghi shijon suksesit në derbin e Italisë, por trajneri i Interit vijon të theksojë se gara për titulli nuk është mbyllur ende: “Inter mori një fitore të rëndësishme, super të merituar dhe jemi të lumtur për këtë. Përballë spektatorëve tanë të mrekullueshëm zhvilluam një ndeshje shumë të bukur. I bëj komplimentet e mia portierit Szczesny, ndeshjen e mbajti ai të hapur me dy pritje fantastike kundër Barella dhe Arnautovic. Gjithsesi, Juve e Milan nuk do të lëshojnë asnjë centimetër. Kemi fituar 18 nga 22 ndeshje, por jemi vetëm 4 pikë plus Juve, edhe Milan është aty”, u shpreh Inzaghi pas ndeshjes.

Inzaghi
 

Inter është pranë yllit të dytë, por ky nuk është i vetmi lajm pozitiv, kjo pasi klubi dhe Martinez janë shumë pranë rinovimit të kontratës, fakt që e pranoi edhe vetë kapiteni: “Po flasim, por nuk është e thjeshtë. Do të përpiqemi të gjejmë një akord pasi rruga është ajo e duhura. Gjithsesi, unë kam dhe dy vite kontratë, jam mirë këtu dhe nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar, u shpreh Martinez.

Allegri
Allegri

Si gjithnjë me këmbë në tokë dhe realisht u shfaq Max Allegri i cili vijon t’i qëndrojë besnik idesë së tij, objektivi i Juves ka qenë dhe mbetet zona Champions: “Askush nuk e priste në fillim të sezonit që të ishin në këtë pozicion, më pas mediat atë punë kanë, luajnë me këtë duel. Inter është favorit për titullin, por ky nuk është një lajm. Ne, nëse do të jemi të zotë qëndrojmë pas tyre do të ishte mirë, por duhet të kemi kujdes edhe nga Milan, janë aty, pas nesh”, theksoi trajneri i Juves në konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb