6 vjet nga aksidenti me ski dhe rehabilitimi i vështirë në Zvicër, spekulimet për kushtet shëndetësore të Michael Schumacher janë ende aktive. Sipas asaj që raporton tabloidi anglez ‘Mirror’, fotot ‘makabre’ të Schumi, të vjedhura brenda shtëpisë së tij, janë nxjerrë në shitje për 1 milion stërlina.

Bashkëshortja Corinna, gjithmonë shumë e kujdesshme për privatësinë e kampionit, është vënë në lëvizje për të penguar që këto foto të publikohen.

Për kushtet shëndetësore të kampionit gjerman të Formula 1 gjithçka mbetet shumë e rezervuar dhe lajmi i fundit zyrtar, për tu përdorur si bazë e nisjes, është buletini zyrtar i spitalit të Grenoble në ditët e para të shtrimit, pas aksidentit në alpet e Francës, në të cilat flitet për një dëmtim në tru. Që nga ai moment asnjë njoftim tjetër dhe shumë spekulime dhe ndonjë lajm i pa verifikuar asnjëherë.

Nëse na duhet të bëjmë një rikostruksion të këtyre 6 viteve dihet që Schumacher ka pasur 2 ndërhyrje kirurgjikale dhe ka qëndruar katër javë në koma artificiale pas aksidentit, më pas muaj të tërë në rehabilitim përpara se të dilte nga spitali Grenoble në qershor të 2014.
Tani ai po qëndron në vilën e tij luksoze në breg të liqenit të Gjenevës, duke e transformuar shtëpinë e tij pothuajse në një spital, ku Schumi vazhdon kurimet.
Tani akti i fundit spekulativ, fotot e dyshuara të vjedhura në brendësi të shtëpisë së Schumacher janë nxjerrë në shitje për 1 milion stërlina, sipas asaj që zbulon Mirror.

Një akt i errët që vjen pas vjedhjes së kartelës klinike në gusht të 2014, ku u akuzuar një zyrtar i Rega, agjencia e transportit mjekësor zviceran që organizoi transferimin e Schumi nga Franca në Zvicër dhe që gjithmonë kishte mohuar se ishte i implikuar në ngjarje.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb