Klina në shtëpinë e Milan nuk është aspak e qetë. Dilema mbi të ardhmen, sa i përket trajnerit të ri, ka sjellë përplasje mes drejtuesve dhe drejtorit të deleguar Ivan Gazidis. Sipas “Corriere dello Sport”, Paolo Maldini po mendon largimin në përfundim të këtij sezoni pasi ka një ndasi të madhe mes ideve të tij dhe të Gazidis.

Maldini Gazidis E9b5b49cb5cbfe0b5eee72f2145b476b 1920x1080
Maldini Gazidis E9b5b49cb5cbfe0b5eee72f2145b476b 1920×1080

Maldinin kërkon një rritje të menjëhershme të klubit, investime të rëndësishme në merkato, ndërsa Gazidis kërkon një rritje graduale, për këtë arsye prej kohësh ka gjetur profilin e trajnerin, Ralf Rangnik. Tekniku gjerman është kthyer në “mollë sherri” pasi as Boban nuk është dakord, të dy, sëbashku me Maldinin preferojnë ti besojnë stolin Max Allegrit. Pika e vetme ku bashkohen është Zllatan Ibrahimovic.

La Gazzetta
La Gazzetta

Drejtuesit e klubi kuqezi janë të bindur se Ibra mund të jap shumë për Milan, nuk dëshirojnë të humbasin kohë dhe i kanë propozuar gjigandit suedez rinovimin e kontratës edhe me një tjetër vit. “La Gazzetta dello Sport”, shton se do të jetë Ibrahimovic ai i cili do të thotë fjalën e fundit. Ibra nuk ka vendosur ende të marr familjen e tij në Milano, fillimisht kërkon garanci nga klubi, përforcime në merkato për të zhvilluar një sezon si protagonist, më pas të firmos rinovimin e kontratës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb