Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i tha ‘Jo’ Samitit të BE që do të zhvillohet nesër në Tiranës. Ndërkohë përfaqësuesi special i Bashkimit Europian do të zhvillojë sot një takim për presidentin serb.

Takimi është planifikuar të mbahet në orën 11:00 në godinën e Sekretarit të Përgjithshëm.

Ndërkohë më herët kryeministrja serbe Ana Bërnabiç u shpreh se Vuçiçi duhet të marrë pjesë në Samit, për t’u mbyllur gojën hipokritëve.

Ndër të tjera edhe kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Vuçiçit, duke thënë se presidenti serb nuk ka rrugë tjetër,veçse të marrë pjesë. Mbetet për t’u parë nëse Vuçiç do të ndryshojë qëndrim në orët në vijim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb