Inter ka nisur prej  kohësh të projektoj të ardhmen, Dybala dhe Perišić janë dy objektivat kryesorë, argjentinasin po përpiqen ta transferojnë në Milano por në të njëjtën kohë po bëjnë çmos të mbajnë dhe mesfushorin kroat, oferta e fundit për të ishte 5 milionë euro kesh, plus bonuse.

Më shumë se sa oferta, Ivan Perišić nuk e ka pritur mirë faktin që Inter vuri në dyshim të aftësitë e tij, formën fizike, këtë e shprehu publikisht pas finales së Kupës së Italisë.

Ndryshe nga se flitej, për një kalim te Juventus, sipas mediave italiane Perišić ka pranuar ofertën e Tottenham, e cila është me e lartë se sa ajo e klubit zikaltër( kontratë 2-vjeçare,  5 milionë euro plus bonuse).

Një rol përcaktues në ketë vendim kishte dhe ish trajneri i tij Antonio Conte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb