Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda e vënë nën akuzë për veprën penale ‘ushtrim ndikimi të paligjshëm’, do të qëndrojë në masën e sigurisë të arrestit shtëpial.

Gjykata e posaçme e Apelit vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj ish ministres Voda. Po ashtu në arrest shtëpi do të qëndrojë edhe avokatja Majlinda Hasani, e arrestuar në operacionin që coi në pranga ish zv/ministren.

“Nuk kam kryer ndonjë shkelje ligjore apo ushtrim ndikimi. Kam respektuar në mënyrë rigoroze ligjin ne ushtrimin e detyrës.Nuk ekzistojnë kushtet për caktimin e masës. Gjykata e shkallës së parë ka vlerësuar apriori vetëm kërkesën e prokurorisë. Është i gabuar qëndrimi që rreziku për të shkatërruar provat apo për t’u larguar është prezumuar. Në cdo rast duhet të vërtetohen të gjitha pretendimet e prokurorisë për këto fakte e rrethana.”

Voda dhe Hasani kërkuan ndryshim të masës së sigurisë me argumentin se  është e paarsyeshme që për një çështje që i përket 2019-2020 të mbahen nën arrest, ndërkohë që nuk ka rrezik të largohen apo të prishin provat.

Përgjimet zbuluan se Rovena Voda kishte marrë 1 mijë euro, një arkë me peshk dhe një telefon ryshfet për një punësim në Ministri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb