Nuk njeh më fytyrat e njerëzve, madje as të afërmve dhe miqve më të afërt. Brad Pitt zbuloi se vuante nga një çrregullim i rëndë neurologjik që në vitin 2013, por me kalimin e viteve sëmundja është përkeqësuar. Siç rrëfen ylli i Hollivudit për “GQ” bëhet fjalë për prosopagnosti, edhe pse asnjë mjek nuk e ka diagnostikuar ndonjëherë.

“Askush nuk më beson! Dua të takoj një person tjetër që vuan nga kjo”, tha ish-bashkëshorti i Angelina Jolie, duke rrëfyer se kishte frikë se në të kaluarën kishte lënë përshtypjen e “shkëputjes” për shkak të shqetësimit të tij.

Pitt pretendon se ka qenë i sëmurë që nga viti 2013, kjo është arsyeja pse ai e ka kaluar shumicën e kohës brenda për vite me radhë. Ndërkohë Brad ka lënë dhe duhanin: “Unë nuk kam aftësinë të pi duhan vetëm një ose dy në ditë. Nuk është pjesë e mënyrës sime të të ekzistuarit. Për mua është gjithçka ose asgjë. Unë e hedh veten me kokë në gjëra. “Kam humbur privilegjet e mia”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: