Ivan Rakitiç largohet gjithmonë e më shumë nga Barcelona. Mesfushori kroat nuk do ta lerë skuadrën katalunjase, por është vetë klubi që e shtyn atë të mendojë zgjidhje të tjera në merkaton e verës. E përditëshmja iberike “Sport” shpjegon situatën e vështirë të lojtarit dhe raportin e tij të ngrirë me drejtusit “blaugrana”.

C 29 Fotogallery 1024402 Imagegallery Imagegalleryitem 14 Image
C 29 Fotogallery 1024402 Imagegallery Imagegalleryitem 14 Image

Gjithçka e ka zanafillën në verën e vitit të shkuar. Në atë kohë, Ivan Rakitiç nuk pranoi transferimin te Paris Sent Zhërmen, duke dalë kundër klubit që donte ta shiste. Për këtë arsye, presidenti Bartomeu u kundërpërgjigj, duke i bërë të ditur mesfushorit se kontrata e tij që skadon në vitin 2021 nuk do të rinovohej dhe aq më tepër nuk do të kishte rritje financiare. “Nëse qëndron, duhet ta dish mirë se nuk do të ketë ndryshime në rrogë”, mësohet t’I ketë thënë numri një I klubit katalunjas futbollistit të tij.

Rakitic
Rakitic

Rakitiç është përpjekur t’i ndryshojë mendje presidentit, duke i kujtuar ofertat e shumta që ka nga skuadra të tjera, por pa arritur asnjë rezultat. Si pasojë largimi i tij në merkaton e verës pret vetëm zyrtarizimin, ndërsa të shumtë janë klubet e tjerë që kërkojnë shërbimet e tij. Inter, Juventus, Mançester Junajtid, Çelsi dhe Bajerni i Mynihut janë gati të përfitojnë nga kjo situatë. Rakitiç ka një klauzolë 125 milion euro, por kjo shifër mund të përgjysmohet dhe sipas gazetës shumë pranë Barcelonës, mesfushori kroat mund të largohet edhe për 65 milion euro.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb