Numri i të vdekurve nga shpërthimi i së hënës në një minierë artizanale ari në Burkina Faso është rritur nga 59 në 63.

Një i dyshuar është arrestuar, shtoi burimi.

Guvernatori i rajonit Jugperëndimor, Emmanuel Zongo, gjithashtu njoftoi në një deklaratë për shtyp mbylljen e menjëhershme të zonës deri në një njoftim të dytë.

Një shpërthim ndodhi të hënën në një minierë artizanale  ari në Gongombiro, komuna rurale e Gbomblora në provincën jugperëndimore të Poni.

Ministria përgjegjëse për minierat kishte dhënë mbrëmjen e së hënës, një vlerësim provizor për 59 humbje jetësh njerëzish, lëndime të rënda dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Shkaku i shpërthimit mbeti i panjohur. Një hetim ishte duke u zhvilluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb