SHBA- Barack Obama mund të jetë njeriu më i pushtetshëm në botë, por deri tani ai nuk ka pasur mundësi të administrojë vetë llogarinë në rrjetin social Twitter.
Presidenti amerikan kishte një faqe që drejtohej nga stafi i Shtëpisë së Bardhë, por tani Obama ka një profil të vetin ku mund të publikojë “cicërimat” e tij personale.

Lajmin konfirmohet nga vetë Obama duke shkruar “Përshëndetje, Twitter! Është Barack. Me të vërtetë! Gjashtë vjet, më në fund më dhanë llogarinë time personale”.
Faqja zyrtare e Obamës, që menaxhohej nga stafi i tij ka 59.3 milionë ndjekës, raporton BBC.

“President Obama” momentalisht është duke ndjekur 65 njerëz duke përfshirë ish-presidentët Bill Clinton dhe George Bush. Mediat botërore kanë përmendur faktin se Obama ka harruar të ndjekë Hillary Clintonin dhe kryeministrin britanik David Cameron, që kanë shumë ndjekës në rrjetin social.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: