Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ishte prezent në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku u miratua propozimi për rezolutën e për gjenocidin e Srebrenicës.

Pasi u miratua propozimi i draftit, Vuçiç nuk e priti aspak mirë dhe vendosi të mbulohej me një flamur të Serbisë.

Edhe pse liderit serb iu kërkua që ta hiqte flamurin nga shpatullat, ai u shpreh se “askush në botë” nuk mund t’ia marrë atë.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb