Nga: ZONJA KATERINA

1 oktapod mesatar
4 lgj vaj ulliri
1 qepë të thatë
1-2 thelpinj hudhër
2-3 kokrra domate
½ lgj salcë domate
½ gotë verë
½ spec të kuq
½ spec jeshil
500 gr makarona tub
Kripë, piper, gjethe dafine

Në tenxhere vendosim vajin të ngrohet. Shtojmë qepën të grirë imët dhe e lemë rreth 2 minuta sa të fillojë të zbutet pak. Shtojmë më pas oktapodin e grirë dhe e kaurdisim 2-3 minuta. Më pas e shuajmë me verë të bardhë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë hudhrat, specat dhe domatet të grira në rende së bashku me pak salcë domateje. E rregullojmë gatimin me kripë dhe piper të zi dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta të tjera. Në fund shtojmë ujë të nxehtë dhe e lemë oktapodin të ziejë për 30 minuta. Pas 30 minutave shtojmë makaronat dhe i lemë të ziejnë së bashku me përbërësit e tjerë për 10 minuta duke vendosur dhe një gjethe dafine për aromatizim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: