Pas javësh fshehtësie, operacionit “Banbury”, emri i koduar për vizitën e Presidentit Zelensky në Britani, më në fund mori dritën jeshile të hënën në mëngjes.

Në dijeni për vizitën ishin vetëm një pjesë e vogël e njerëzve në qeveri, shërbimet e sigurisë dhe policia.

Vizita e Zelenskyt u pa si një triumf diplomatik, veçanërisht kur erdhi në një kohë që Franca nuk kishte pranuar propozimin për një vizitë nga presidenti Zelensky.

Fakti që Zelensky u fluturuar në Francë me avionin e kryeministrit, të zbukuruar me logon e Union Jack, pas vizitës së tij në MB ishte një burim kënaqësie të veçantë.

Aleatët e kryeministrit Rishi Sunak thanë se vizita shërbeu gjithashtu si një kundërpërgjigje ndaj kritikëve të kreut të qeverisë.

Në ditën e vizitës së Zelensky në Britani, ish-kryeministri Boris Johnson bëri një deklaratë duke sugjeruar që Sunak duhet të dërgojë të 100 avionët Typhoon të Mbretërisë së Bashkuar në Ukrainë, së bashku me një numër të ngjashëm tankesh Challenger 2.

“Përdorimi më i mirë për cilindo prej këtyre artikujve është vendosja e tyre tani për mbrojtjen e ukrainasve – i të gjithëve jo vetëm një pjese, sepse kështu garantojmë sigurinë tonë afatgjatë. Tani është koha për t’u dhënë atyre saktësisht atë që u nevojitet për të përfunduar punën”, tha ai.

Downing Street shpreson që mbështetja shumë publike e Zelensky për Sunak të mërkurën do të zbehë disa nga kritikat me të cilat po përballet kryeministri për mënyrën e reagimit që duket pak më e zbehtë se ajo e paraardhësit të tij.

Kjo vizitë ishte lëvizja e dytë e madhe që Sunak bëri gjatë kësaj jave, përveç ndryshimeve të mëdha që bëri në qeveri, lëvizje të cilat u vunë në pikëpyetje nëse ishin të nevojshme kur Britania është vetëm 18 muaj para zgjedhjeve.

Sunak iu përgjigj kritikave, se kur sheh diçka që nuk shkon dëshiron patjetër ta rregullojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb