Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në takimin e zhvilluar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë fjalës së saj, Osmani deklaroi se populli i Kosovës ka bërë shumë sakrifica dhe se në asnjë moment nuk mund të bëjë hapa pas.

Ajo gjithashtu u shpreh e bindur se një ditë Kosova do t’i bashkohet kësaj tryeze si anëtare.

“Sot 22 vite më vonë si presidente e Kosovës kam privilegjin të përfaqësoj popullin tim. E vërteta është se unë janë sot këtu falë vendosmërisë së popullit tonë për ta parë vendin tonë të pavarur e sovran. Kjo është bërë e mundshme edhe me ndihmën e aleatëve tanë që besuan në të drejtën tonë. Që nga ajo kohë kemi bërë një rrugë të vështirë. E ardhmja jonë është e ndritshme dhe jam e bindur se një ditë do t’i bashkohemi kësaj tryeze si anëtare.

Ne kemi kaluar shumë dhe sakrifica jonë ka qenë shumë e madhe për t’u kthyer pas, ndaj e shohim të ardhmen me forcë , kurajë e besim në vete. E vërteta është se besimi i popullit në institucionet e shtetit nuk ka qenë asnjëherë më e madhe”, ka thënë më tej Osmani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb