Policia në Vlorë ka arrestuar një 45-vjeçar, që në gjendje të dehur dhe duke mos pasur leje drejtimi, ka përplasur me makinë një këmbësore, e cila po ecte së bashku me një të mitur.

Efektivët shprehen se aksidenti ndodhi në aksin Alikokë-Babicë e Madhe.

Njoftimi:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin G. S., 45 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 06.04.2024, në aksin rrugor “Alikokë – Babicë e Madhe”, Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasen L. P., 52 vjeçe, bashkë me një 4-vjeçar (këmbësorë). Të dy këta shtetas janë jashtë rrezikut për jetën.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: