Partia Agrare Ambientaliste ka sulmuar ashpër qeverinë ‘Rama’ në lidhje me gjobat ndaj qytetarëve.

Përmes një reagimi, PAA thekson se kjo qeveri fal gjobat për 6 muaj, më pas kërcënon qytetarët për 6 muajt e tjerë.

“Populli e njeh dhe nuk e harron ramaqeverinë si qeveri arrogante dhe e babëzitur. Çdo “bamirësi” për përfitime vetëm elektorale dhe çdo përpëlitje dëshpëruese e bëjnë më të qartë përse, RamaRrumpallë është problemi dhe pengesa e të sotmes dhe së ardhmes europiane të shqiptarëve.”, shkruhet ne deklaraten e PPA-së.

DEKLARATA E PAA-SË
Kthimi i gjobave jo me policë në çdo shtëpi, por direkt në llogaritë e përfituesve.
Qeveria e Ramës edhe në këtë rast është një rumpallë e vërtetë.
-Kur do Rama të fut në burg për një faturë energjie.
-Kur do Rama ju fal oligarkëve miliona gjoba dhe fitime të papaguara.
-Kur do Rama të gjobit edhe 10 milionë lekë për një faturë.
-Kur do Rama të jep edhe 45 millionë euro paradhënie pa bërë asnjë punë.
-Kur do Rama vendos gjoba të çmendura.
-Kur do Rama për përfitime elektorale të fal të gjitha gjobat bile t’i sjell lekët me policë bashkie e policë partie që t’i japësh votën nesër.
Ku ka vend europian që polici të sjellë lekët e gjobave të anuluara tek shtëpia, kur secili prej tyre duhet të ketë një numër llogarie page, pensioni, biznesi apo ndihme nga sigurimet shoqërore?
Rama në mëngjes fal gjithë gjobat dhe sekuestrimet e 6 muajve të mëparshëm.
Rama në drekë të kërcënon për gjoba të rënda për 6 muajt e ardhshëm.
Rama në darkë 6 ditë përpara zgjedhjeve t’i fal të gjitha gjobat e vendosura gjatë 8 vjetëve.
Kjo rrumpallë qeverisje nuk është parë as në kohën e xhonturqve dhe, as të Haxhi Qamilit.
Gjobat, sekuestrimet, konfiskimet nuk falen me ferman kryeministror, por me ligj në Kuvendin e Shqipërisë.
Populli e njeh dhe nuk e harron ramaqeverinë si qeveri arrogante dhe e babëzitur.
Çdo “bamirësi” për përfitime vetëm elektorale dhe çdo përpëlitje dëshpëruese e bëjnë më të qartë përse,
RamaRrumpallë është problemi dhe pengesa e të sotmes dhe së ardhmes europiane të shqiptarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb