TIRANE

Rast tmerrësisht flagrant dhe një cështje që askush nuk mund t’i shmanget. Kështu e ka konsideruar Ilir Meta abuzimin sipas tij që kreu i KED, Ardian Dvorani ka bërë duke shpërdoruar detyrën, ndaj edhe ka kërkuar nga prokuroria veprojë me shpejtësi dhe përgjegjësi për kallëzimin e bërë prej tij.


“Prokuroria ka pas edhe cështje të tjera që kanë qenë të lidhura me tërmetin e 26 nëntorit, po kjo është një cështje që askush s’mund t’i shmanget. Jemi të qetë të duruar do bashkëpunojmë ngushtë me Prokurorinë, ky është një rast tepër flagrant.


Pa dashur të vijoj me ketë cështje, se vendi ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme, mund t’ju them se do vijojmë të komunikojmë me qetësi, durim, argumenta me qytetarët shqiptare. Sapo të kthehem do autorizoj Blushin të publikojë spotin e parë për cështjen në fjalë, të gjithë duhet të ndërgjegjësohen për rëndësinë e Kushtetutës, dhe integritetin.” -u shpreh Meta.


(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb