Mbështetës të shumta janë mbledhur përpara ambienteve të selisë blu. Në orën 19:00 nis edhe zyrtarisht protesta.

Deputeti i PD Belind Këlliçi në një intervistë për gazetarin Osman Stafa tha se qeveria Rama është përfshirë nga një mori skandalesh.

“Është zgjedhur ky forma me kërkesë të shtuar që ka ardhur. Keni parë një mori skandalesh të kësaj qeverie. Edhe për shkak se nuk kemi pasur hapësirë në Kuvend për të folur për këto probleme. Kjo është protestë kombëtare, pjesëmarrja është e jashtëzakonshme. Rasti Balluku krye-skandali më i madh, dhe ka penguar integrimin e Shqipërisë. Është thënë troç që heqja e imunitetit të Ballukut dhe hetimi i papashëm është test kritik për integrimin e Shqipërisë. U kthyer në një bunker persona. Rama është arkitekti i të gjitha vjedhjeve. ”, tha ai.

Gjithashtu Këlliçi akuzoi kryeministrin Rama për korrupsion. Gjatë fjalës së tij Këlliçi u ndal edhe tek marrëdhëniet korruptive të kryeministrit dhe udhëtimet e tij me biznesmenin Ron Yefet.

“Janë zbuluar udhëtime sekrete të kryeministrit shqiptar me Ron Yefet.  Ju si media e keni vuajtur në kurriz marrëdhënie korruptimeve. Ky individ që kontrollon sot industrinë e armëve ky individ që menaxhon KAYO dhe i janë dhënë  dy VKM nominale i është dhënë mundësia të përzejë një institucion mediatik serioz siç është News24, ka nxjerrë të gjithë gazetarët e News24, Balkan Web, Panoramës nga vendi i tyre i punës nga vendi i tyre i punës,  dhe ia ka dhënë një klient të tij privat me të cilin shkon dhe feston privatisht në Paris me familjen e tij”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: