Pakistani planifikon të lirojë nesër pilotin indian të kapur nga forcat e sigurisë së vendit, deklaroi kryeministri Imran Khan, duke e konsideruar këtë një gjest paqeje.

Kriza që filloi mes dy fqinjëve me kapacitete bërthamore ka shkaktuar frikën ndaj një spiraleje hakmarrjeje të pakontrolluar.

Megjithatë, deklarata e sotme e Khan ishte shenja e parë e vërtetë për një ulje të tensioneve.

Më herët, ministri i Jashtëm pakistanez, Shah Mehmood Qureshi tha se Pakistani ishte i gatshëm të lironte pilotin e kapur dje nga rrëzimi i një avionit për të reduktuar tensionet, si dhe Khan dëshiron të bisedojë me homologun e tij Indian, Narendra Modi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb