SHBA – Një pako e dyshimtë është gjetur ditën e sotme në redaksinë e CNN, shkruan Russia Today.

Lajmi është bërë i ditur nga një gazetar i kësaj redaksie i cili shkruan në Tëitter se po largohen nga zyrat.

Të gjithë gazetarët dhe stafi janë evakuuar me policinë që ka filluar hetimet e menjëhershme.

CNN i ka redaksitë qëndrore në qytetin e Nju Jork në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, agjencia italiane e lajmve Tgcom ka njoftuar se është dhënë alarm për bombë në pallatin “Time Warner” në New York, i cili është evakuar menjëherë.

 Pako me eksplozivë u gjetën ditën e sotme edhe në shtëpitë e dy ish-Presidentëve, Bill Clinton dhe Barack Obama. Po ashtu u çmontua edhe një tjetër ditën e hënë në shtëpinë e miliardierit George Soros.

(e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: