Sëmundja e lebrozës kurohet në shumë vende të botës, ndërsa raportohet se afro 200 mijë raste të reja evidentohen për çdo vit.

Spitali “Curupaiti” në Rio de Janeiro është një prej spitaleve ku kurohen pacientët me këtë sëmundje, por që prej viteve ’80 është braktisur nga qeveria.

Të gjithë personat që kuroheshin nga lebroza, gjatë gjithë kohës qëndronin brenda të mbyllur pasi mund të infektonin të tjerët.

Megjithatë, qindra njerëz vazhdojnë të jetojnë në spitalin e braktisur në vitet ’80-të, të lënë në mëshirën e fatit.

Por, fotografi Fabio Teixiera ka vizituar këtë spital që është vetëm pesë milje larg stadiumit olimpik, me të vetmin qëllim që ta dokumentojë gjendjen e këtij spitali.

Vitin e kaluar “Sunday Mirror” raportoi se minjtë dhe qentë janë parë duke shëtitur në korridoret e këtij spitali, derisa prostitutat shpesh kryejnë veprimtarinë e tyre në dhomat e këtij spitali.

Lebroza apo sëmundja Hansen, është një sëmundje infektive e lëkurës dhe shkaktohet nga një baktere, ku India ka numrin më të madh të prekurve me këtë sëmundje e pasuar nga Brazili.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: