Pamje dramatike vijnë nga Pakistani. Në to shihen 4 gra të zhveshura e që tërhiqen zvarrë nga efektivët, pasi akuzoheshin për vjedhje. Ata, dyshohet se kanë vjedhur në një dyqan rrobash.

Në video, gratë hyjnë në dyqanin ku punon një burrë dhe duket se heqin sendet nga raftet.

Në një video të mëvonshme, një nga gratë po qan ndërsa ulet në dysheme dhe kamera rrotullohet për të filmuar atë që po ndodh jashtë. Më pas përfshihen edhe autoritetet, të cilët dhunojnë e tërheqin zvarrë gratë.

https://twitter.com/i/status/1468460008530608130

Pamjet janë duke bërë xhiron e botës dhe akti është dënuar nga aktivistët e mbrojtjes së grave.
Gratë po bërtasin dhe qajnë gjatë sulmit brutal dhe tentojnë të mbrohen me krahët e tyre.

Gratë thuhet se “parakaluan” lart e poshtë rrugës lakuriq për një orë përpara se policia e Punjabit të thirrej dhe të ndërhynte.

Pesë persona janë arrestuar në vendngjarje, por nuk dihet se kush është arrestuar dhe me çfarë akuzash

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: