Forcat ruse kanë bombarduar një spital ushtarak në Mariupol. Spitali, ndodhej pranë fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol, shkruajnë mediat, ndërsa raportohet për shumë të lënduar.

“Vëmendje. Gjatë tërë natës në spitalin ushtarak që gjendet në territorin e fabrikës Azovstal në Mariupol ku qëndrojnë edhe ushtarët ukrainas, rusët kanë hedhur bomba aq të mëdha sa që arritën të depërtojnë edhe në strukturën e trashë të betonit që shërbente si mburojë”, thuhet në përshkrimin e videos.

Deri më tani, nuk dihet nëse ka viktima nga ky sulm.
Sakaq, vlen të përmendet se Ukraina po vazhdon të mbrohet me tërë kapacitetet që kur ushtria ruse

filloi pushtimin më 24 shkurt, duke mos kursyer asgjë e askënd.

Madje raportohet për dhjetëra varreza masive të civilëve ukrainas të vrarë nga trupat ruse. Në Bucha shumë pranë Kievit, mendohet se janë vrarë mbi 400 civilë.

Burimi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: