Panairi i Librit i ka dhënë çmimin për “Krijimtarinë me të mirë origjinale” Fatos Baxhaku pas vdekjes për librin historik “Në emër të Noes”.

I vëllai, Arthur Baxhaku, tha se dikur shkonte me vëllain në panair, dhe se vjet mungoi. “Marrja e këtij çmimi e kthen në panair”,- tha ai.

JA LISTA E CMIMEVE FITUESE
Çmimi për krijimtarinë me të mirë origjinale, Fatos Baxhaku pas vdekjes për librin “Në emër të Noes”
Çmimi për përkthimin me të mirë Agim Doksanit për “Jeta e gënjeshtërt e të rriturve” të Elena Ferrantes.
Çmimi për letërsinë me të mirë për fëmijë, autorja më e mirë, Adelina Mamaqi
Çmimi për përkthimin me të mirë nga frëngjishtja, poeti Primo Shllaku për përkthimin e “Shën Meria e Parisit” e Viktor Hygose.
Çmimi ‘Lexuesi i bibliotekës 9-vjeçari’ i jepet Jamarbër Hoxhës

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: