Franca do të lehtësojë kufizimet për personat që udhëtojnë nga Britania e Madhe.

Udhëtarët e vaksinuar nuk do të kenë më nevojë të izolohen kur të mbërrijnë në Francë. Megjithatë do të kërkohet sërish një test negativ për COVID , i marrë  24 orë para largimit nga MB , qoftë i vaksinuar apo jo.

Franca shtrëngoi masat në 18 dhjetor me qëllim parandalimin e përhapjes së infektimeve nxitur edhe nga varianti Omicron.

Ndërsa udhëtarët e pavaksinuar do të duhet ende të izolohen për 10 dita nga koha e mbërritjes dhe se do të duhet të lëvizin për arsye të rëndësishme.

Ndërkohë vendi po përballet me një rritje të rasteve me COVID, ku të enjten u raportuan një rekord infektimesh me 368, 817 raste dhe 341 viktima.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb