Japonia ka vendosur që vaksinën kundër koronavirusit të japë falas për qytetarët e saj. Ministria e Shëndetësisë të vendit aziatik bëri me dije se doza e parë do të jetë pa pagesë për të gjithë popullin.

Disa kompani po punojnë paralelisht për të gjetur disa vaksina kundër COVID-19, ndërkohë që nuk dihet nëse do të jetë e nevojshme bërja e disa dozave.

Po ashtu, qeveria japoneze vendosi që të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë në rast se vaksina do të shkaktojë efekte të rënda anësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: