Britania e Madhe po përballet me një valë të nxehti, e kësisoj, qytetarët i janë drejtuar në masë plazheve të vendit.

Mediat britanike publikojnë pamjet e pushuesve, teksa shihen duke qëndruar në breg, por edhe duke shijuar ujin e freskët.

Numri i madh i pushuesve, sipas autoriteteve është mundësuar edhe nga ecuria pozitive e procesit të vaksinimit, ku në Britani, deri më tani, janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave më shumë se çereku i popullsisë së rritur.

Mediat shkruajnë, se temperaturat do të jenë më favorizuese se Ibiza apo Mykonos, destinacione këto, që preferohen së tepërmi nga qytetarët britanikë.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb