KUBE- Mijëra njerëz e priten Papa Françeskun në Kubë, në vizitën e tij të parë në vendin komunist. Por përpara se të mbërrinte në Kubë, Ati i Shenjtë kërkoi lutjen e të gjithëve pasi bota është si në Luftën e Tretë Botërore.

Papa Françesku deklaroi se “Sot bota është e etur për paqe. Ka shumë luftëra nëpër botë, me njerëz që ikin nga vdekja. Duket sikur jemi në Luftën e Tretë Botërore”.

Papa Françesku ka folur edhe më parë me shqetësim për një klimë të tillë, për shkak të konfliktit të zgjatur në Lindjen e Mesme. Ai do të qëndrojë 4 ditë në Kubë, e më pas do të vijojë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara.

Papa u prit në aeroportin e Havanës nga Presidenti Raul Kastro. Kjo është vizita e parë e tij në të dy vendet armike të betuara të njëra – tjetrës, por që po bëjnë hapa të rëndësishëm dialogu mes tyre. Papa tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kuba janë një shembull pajtimi për të gjithë botën.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: