ANGLI- Ndërsa raportonte për paradën gay që po zhvillohej në Londër menjëherë pasi SHBA-të ligjëruan martesat mes homoseksualëve, gazetarja e CNN, Lucy Pawel tha se mes shumë flamujve në paradë ishte edhe një flamur i ISIS. Por në fakt nuk ka qenë kështu, pasi flamuri për të cilin bëhej fjalë sillte imazhet e lodrave të seksit.

Pawel e theksoi këtë, si detaj të veçantë të paradës, duke përshkruar madje edhe personin, një burrë që e mbante atë. Pas këtij keqkuptimi CNN e ka hequr videon nga Website i vet, por tashme ajo gjendet në dhjetëra site të tjera.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: