Republika e Gambias në Afrikën Perëndimore, është e njohur si një “pikë e nxehtë” e turizmit seksual. Janë të shumta gratë e moshuara nga Britania dhe Evropa të cilat shkojnë në këtë shtet për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim me djem të rinj në këmbim të parave.

Por autoritetet vendase kanë marrë vendimin që të “pastrojnë” reputacionin e vendit, duke shpresuar që turistët tashmë do të përqendrohen në disa nga atraksionet turistike, siç janë pasuritë e klasifikuara si pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe kafshët e egra.

Gambia ka 560 lloje zogjsh në hapësirën e saj.

“Ajo që ne duam janë turistë cilësorë. Turistët që vijnë për të shijuar vendin dhe kulturën, por jo turistët që vijnë vetëm për seks,” tha Abubacarr Camara, drejtor i Bordit të Turizmit në Gambia.

Ish-kolonia britanike njihet si një destinacion ku të rinjtë janë të gatshëm të ofrojnë seks për femrat e moshuara britanike në këmbim të parave. Turizmi seksual filloi të rritet në vitet 1990 me paketa turistike buxhetore në vendin, i cili ka një popullsi prej rreth 2.5 milionë banorë.

E gjitha fusnksionon në internet, aty ku bihet dakord për çdo gjë paraprakisht, mbi datën vendin dhe pagesën.

Të rinjtë më pas takojnë gratë në Banjul International, aeroporti i vetëm i Gambisë, në qendër në kryeqytet.

Të rinjtë, të njohur si “bumsters”, gjithashtu vëzhgojnë plazhin në kërkim të grave më të moshuara, pranë Banjul një vend popullor për këtë aktivitet.

Qeveria në Gambia thuhet se po shqyrton ligje për të penguar të rinjtë e përfshirë në tregtinë e seksit.

Zyrtarët i kanë kërkuar gjithashtu qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të parandalojë gratë e moshuara britanike që të shfrytëzojnë djemtë e rinj gambianë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb