Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen u shpall kampion bote në Formula 1 për vitin 2021. Ai triumfoi në garën e Çmimit të Madh të Abu Dhabi zhvilluar sot pasdite në pistën e Yas Marina pas një gare të çmendur, të vendosur në xhiron e fundit.

Në vendin e dytë u klasifikua piloti britanik i Mercedes, Leëis Hamilton, që sot u rendit i dyti. Ai e dominoi garën për 58 xhiro, por e humbi atë në kthesat e fundit ashtu sikurse humbi edhe titullin kampion.

Një fitore që ishte shumë pranë Hamilton, por një aksident i një makine Ëilliams 6 xhiro nga fundi dhe hyrja e makinës së sigurisë në pistë vendosi fatet e këtij sezoni. Një garë e çmendur, me disa të papritura, vendosur nga strategjia e Red Bull, që ndërroi gomat e makinës së Verstappen kur në pistë ishte makina e sigurisë.

Ndërsa te Mercedes nuk bënë të njëjtën gjë dhe në xhiron e vetme të lirë pas largimit të makinës së sigurisë erdhi parakalimi. Në xhiron e fundit dhe të vetme në dispozicion, holandezi parakalon britanikun, më pas mbrohet dhe fiton garën e titullin kampion.

Ky është titulli i parë kampion në karrierë për Verstappen, që shkruan me të arta emrin edhe pse sot vuajti shumë. Ai e nisi garën nga “pole position”, por e humbi kreun që pas kthesës së parë dhe më pas ishte vazhdimisht në ndjekje të Hamilton.

Atij i duhej një mrekulli që ta fitonte garën e titullin dhe ajo ndodhi, kur ndodhi aksidenti i makinës Ëilliams, 6 xhiro nga fundi, që anulloi çdo diferencë mes pilotëve në pistë. Të mërzitur dhe të pakënaqur me komisarët e garës drejtuesit e Mercedes, që panë t’i ikte fitorja nga duart në xhiron e fundit (Mercedes u shpall kampion për konstruktorë).

Ata nuk e mirëpritën vendimin e komisarëve që makina e dubluara të largoheshin dhe t’i hapnin rrugë sfidës mes dy pilotëve. Më pas, gomat e freskëta dhe të buta të Verstappen bënë diferencën, duke parakaluar Hamilton dhe fituar garën. I treti sot doli Carlos Sainz me Ferrari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb