Presidenti Ebrahim Raisi ka paralajmëruar se “veprimi më i vogël kundër interesave të Iranit” do të përballet me një përgjigje “të ashpër, të gjerë dhe të dhimbshme”. Në një telefonatë me emirin e Katarit Tamim bin Hamad Al Thani të hënën, presidenti tha se sulmi i Iranit ndaj Izraelit këtë fundjavë ishte një akt “mbrojtjeje legjitime”.

“Siç e kemi njoftuar zyrtarisht operacioni i “Premtimit të ndershëm” u krye me sukses me synimin për të ndëshkuar agresorin. Tani ne deklarojmë me vendosmëri se veprimi më i vogël kundër interesave të Iranit patjetër do të përballet me një përgjigje të ashpër, të gjerë dhe të dhimbshme kundër të gjithë autorëve të tij”, tha Raisi.

“Premtimi i ndershëm” ishte emri i sulmit të paprecedentë të Iranit, i cili lëshoi drone dhe raketa në Izrael gjatë një periudhe pesë-orëshe – pothuajse tërësisht të kapur nga ushtria izraelite dhe aleatët e saj. Izraeli është zotuar të përgjigjet dhe po peshon opsionet e tij për ta bërë këtë. Në thirrje, Katari “theksoi nevojën për të reduktuar të gjitha format e përshkallëzimit dhe për të shmangur zgjerimin e konfliktit në rajon”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb