DURRES- Siç duket Hurme Curri e ka paranderë vrasjen nga duart e nipit të saj. ‘BalkanWeb’ zbardh të tjera detaje nga krimi i dyfishtë dje në Durrës, ku 25-vjeçari Ersid Curri qëlloi me 5 plumba mbi gjyshen e tij 80-vjeçare, e më pas me një plumb i dha fund jetës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se e moshuara i kishte rrëfyer së bijës se prej kohësh Ersidi shfaqej nervoz, i dhunshëm dhe impulsiv.

“Kam frikë se mos na bënë ndonjë hata djali. Se është shumë i nevrikosur, nervoz”, mësohet t’i ketë thënë e moshuara vajzës së saj para pak ditësh, shkruan ‘BalkanWeb’. Sipas policisë dyshohet se e gjithë ngjarja është rrjedhojë e depresionit në të cilën ndodhej 25-vjeçari.

I riu pas kthimit të tij nga Gjermania kishte shfaqur shenja depresioni, kjo pasi nuk i ishte pranuar azili. Mësohet se si fillim 25-vjeçari kishte shkuar tek nëna e tij në Itali, ku sëbashku me të dhe vëllain ishin transferuar në Gjermani. Por dhe aty siç duket Ersidi se ka pasur të lehtë, pasi ka shfaqur shenja të mëdha agresiviteti dhe autoritetet gjermane ishin detyruar që ta rikthenin në Shqipëri, duke i refuzuar kërkesën për azil, me pretendimin e ishte i dhunshëm.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb