Paris SG nuk ka ndërmend të ndalet duke kërkuar futbollistë cilësorë dhe të talentuar. Kampioni aktual i Francës është futur në bisedime me kampionin e ligës holandeze, PSV Eindhoven, për talentin Memfis Depaj. Sipas asaj që shkruajnë mediat holandeze dhe ato franceze, parizienët tashmë e kanë dërguar ofertën e tyre zyrtare në drejtim të PSV-së.
Oferta sillet rrotull 25 milionë eurove, por vështirë të besohet se PSV do ta pranojë një të tillë, pasi e vlerësojnë më shumë lojtarin e tyre. Ndërkohë, për Depay të interesuar janë edhe Junajtid e Bajerni.
(d.d/j.s/BalkanWeb)
